Konsultohu

Ju lutemi të dergoni pyetjen tuaj dhe do t'ju kthejmë një përgjigje sa më shpejt në E-mail ose nëpërmjet numrit të kontaktit... Dërgo

Transparenca

Qasja në informacionin që lidhet me eksport-importin është shumë i rëndësishëm për qartësinë... Lexo më shumë

Menaxhimi i Riskut

Analiza dhe vlerësimi i riskut në dogana janë procese analitike që përdoren për të përcaktuar se cilat risqe... Lexo më shumë

 

Në këtë dritare do të gjeni informacion mbi vendin e tregtisë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, kërkesat që duhet të plotësojnë produktet shqiptare për t’u eksportuar në vendet e Bashkimit Evropian dhe kërkesat që duhet të plotësojnë produktet e prodhuara në BE për t’u importuar në Shqipëri.

 

Rregjimi tregtar midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë rregullohet nëpërmjet Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) nënshkuar në vitin 2006. MSA përbën dokumentin kryesor mbi të cilin bazohen marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe instrumentin kryesor për çuarjen përpara të procesit të integrimit. Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ka dhënë efektet e tij në ndryshime të dukshme në regjimin doganor dhe atë tregtar të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Europian.

Regjimi tregtar i Shqipërisë ka tiparet kryesore të mëposhtme:

- Tarifat doganore të zbatuara në Shqipëri janë vetëm “ad valorem”, në dallim nga Bashkimi Evropian, ku tarifat doganore aplikohen në disa forma, ku përfshihen tarifa “ad valorem”, tarifa fikse ose tarifa të kombinuara.

- Shqipëria nuk ofron sistem të përgjithshëm të preferencave (SPP), ndërsa Bashkimi Evropian ofron SPP për shumë vende në zhvillim.

- Shqipëria nuk bën pjesë në asnjë bashkim doganor, ndërsa Bashkimi Evropian është një bashkim doganor, në të cilin përfshihet edhe Turqia për produktet industriale, si dhe është pjesë e zonës ekonomike evropiane (EEA) ku përveç anëtarëve të saj përfshin edhe vendet e EFTA-s.

Bashkimi Evropian është partneri kryesor i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare. Për vitin 2016, shkëmbimet tregtare me vendet e BE përfaqësojnë 67,5 % të volumit të tregtisë ndërkombëtare. Eksportet drejt vendeve të BE-së përfaqësojnë 77,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 63,2 % të importeve gjithësej. Partnerët kryesorë tregtarë evropianë janë: Italia, Gjermania dhe Greqia.

Produktet industriale më të eksportuara nga Shqipëria janë produktet fason, veshjet dhe këpucët, mineralet dhe artikujt metalikë, ndërsa produktet më të eksportuara bujqësore janë peshku e produktet e përpunuara të peshkut (acuget), bimët aromatike e mjekësore e perimet e frutat e freskëta e të përpunuara. Produktet industruale më të importuara janë lëndet djegëse dhe mineralet, mjetet motorrike, makineritë mekanike e elektrike, produktet farmaceutike e kimike, tekstilet, metalet bazë, veshjet e këmbës e tekstilet, materialet e ndërtimit, etj; ndërsa prokdukte bujqësore e të ushqimit më të importuara janë pijet,përgatitjet e drithërave, cigaret, prodyuktet e peshkut, frutat e perimet, etj,

Detyrimet doganore për importet drejt Shqipërisë së mallrave industriale që e kanë origjinën në Komunitet, shfuqizohen me hyrjen në fuqi të MSA-së, dhe pjesa tjetër (sipas Shtojcës I) reduktohen gradualisht dhe anulohen 5 vite pas hyrjes në fuqi të MSA-së. Kufizimet sasiore për importet drejt Shqipërisë së mallrave që e kanë origjinën në BE dhe masat me efekt të barabartë me to, shfuqizohen në datën e hyrjes në fuqi të MSA-së. Shqipëria shfuqizon detyrimet doganore të aplikueshme për importet e disa produkteve bujqësore që e kanë origjinën në Komunitet, të renditura në Shtojcën II (a) me hyrjën në fuqi të MSA-së; redukton në mënyrë progresive detyrimet doganore për importet e disa produkteve bujqësore që e kanë origjinën në Komunitet, të renditura në Shtojcën II (b) në përputhje me kalendarin e treguar për çdo produkt në atë Shtojcë; shfuqizon detyrimet doganore për importet e disa produkteve bujqësore që e kanë origjinën në Komunitet, të renditura në Shtojcën II (c) brenda kufirit të kuotës tarifore të paraqitur për produktet në fjalë.

Për më shumë informacion lidhur me regjimin tregtar mes BE-së dhe Shqipqrisë, konsultoni Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit http://shtetiweb.org/ëp-content/uploads/2014/02/Marreveshja_e_Stabilizim-Asocijimit.pdf , ose http://www.dogana.gov.al/d/182/249/0/263/marreveshjet-e-tregtise-se-lire.

Për të njohur kërkesat rregullatore të eksportit të produkteve në Bashkimin Evropian, ndiqni hapat e mëposhtëm:

1. Klikoni linkun e mëposhtëm: (lexoni me kujdes hapat 2-4 para se të klikoni) http://www.exporthelp.europa.eu/thdapp/display.htmpage=form%2fform_MyExport.html&docType=main&languageId=en.

2. Vendosni kodin e produktit që doni të eksportoni. Nëse nuk e dini kodin, klikoni tek “Gjej Kodin e Produktit tim(“Find my product Code”).

3. Tek "Vendi i Origjinës" ("Country of Origin"), zgjidhni Albania dhe tek Vendi i Destinacionit ("Destination Country"), vendosni një nga vendet e BE-së.

Tani ju jeni në hapësirën e interesit tuaj!

4. Klikoni tek “Kërkesat” ("Requirements") për të mësuar kërkesat rregullatore të eksportit të produktit në Bashkimin Evropian.

5. Klikoni tek "Tarifat" ("Tariffs") për të mësuar për të mësuar tarifat dhe pagesat e tjera të eksportit të produktit në Bashkimin Evropian.

Manuali: Si të eksportohet në Bashkimin Evropian? Sporteli i eksporteve në Bashkimin Evropian udhëzon në mënyrë të thjeshtë, hap pas hapi, mënyrën se si mund të konsultohen kërkesat rregullatore dhe tarifat e pagesat e tjera.

Perimet e frutat janë produkte të rëndësishme eksporti në Bashkimin Evropian. Informacion të detajuar mbi kërkesat rregullatore të eksportit të frutave e perimeve, mund të konsultoni në "Kërkesat ligjore të Bashkimit Evropian për Importin e Frutave dhe Perime", dhe "Guidë e Kërkesave të Tregut për Siguri e Cilësi ndaj Eksportuesve të Frutave dhe Perimeve fë Freskëta nga Vendet e Treta".

 

Për të njohur nivelin e tarifave doganore dhe kërkesat dokumentare e rregullatore të importit të produkteve në Shqipqëri nga vendet e BE-së, ndiqni hapat e mëposhtëm.

1. Klikoni linkun e mëposhtëm: http://madb.europa.eu/madb/indexPubli.htm.

2. Tek "Vendi" ("Country"), zgjidhni në çdo rast Albania.

3. Tek "Kodi i produktit" ("Product code") vendosni kodin e produktit që doni të importoni në Shqipëri. Nëse nuk e dini kodin, klikoni tek “Gjej Kodin e Produktit tim” (“Find my product Code”).

4. Klikoni tek "Tarifat e zbatuara" ("Applied Tariffs") për të mësuar për të mësuar tarifat dhe pagesat e tjera të importit të produktit në Shqipëri.

Klikoni tek “Formalitetet e importit” ("Import Formalities") për të mësuar kërkesat dokumentare e rregullatore të importit të produktit në Shqipëri.

Marrëveshja e Stabilizim Asocimit rregullon tregtinë preferenciale mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evopian. Marrëveshja mund të konsultohet në: http://shtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/02/Marreveshja_e_Stabilizim-Asocijimit.pdf, ose http://www.dogana.gov.al/d/182/249/0/263/marrëveshjet-e-tregtisë-së-lirë.

 

 

 

 

 

 

  • Lajme / Aktivitete
24 P

Trajnim me bizneset mbi “Benefitet e marrjes së statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar”

Në datat 17, 18 dhe 19 Prill u mbajtën trajnimet me komunitetin e biznesit të organizuar nga Instituti i Politikave Publike dhe Private në bashkëpunim me GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH) mbi benefitet e marrjes së statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar.

Lexo më shumë...
02 N

Zhvillohet mbledhja e rradhës e Komitetit të Lehtësimit të Tregtisë

Nё datёn 19 tetor 2018 u mbajt takimi i pestё i Komitetit Kombёtar tё Lehtёsimit tё Tregtisё. Nё qendёr tё diskutimit ishin prezantimi i problematikave të ngritura gjatë mbledhjes paraardhëse të KKLT, si dhe informimi mbi përditësimin e studimit “Inventari i tarifave dhe pagesave të zbatueshme për importet dhe eksportet shqiptare”.

Lexo më shumë...
26 K

Takim informues për procedurat e Kodit të ri Doganor

Në vijim të konkluzioneve të dala përgjatë takimit të tretë të Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë, mbajtur në Maj 2017, u organizua një sesion i përbashkët informues me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave mbi dispozitat e reja të Kodit Doganor.

Lexo më shumë...
08 M

Zhvillohet mbledhja e rradhëse Komitetit të Lehtësimit të Tregtisë

Kjo është mbledhja e tretë e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë, një nga qëllimet e të cilit është të adresojë dhe zgjidhë problematikat që bizneset hasin për çështjet e tregtisë edhe sidomos të eksportit të produkteve të tyre jashtë Shqipërisë. 

Lexo më shumë...
05 P

Ekonomi takim me sipërmarrësit në Gjirokastër: Do lehtësojmë procedurat dhe nxisim eksportet

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj Milva Ekonomi së bashku me Ministren e Kulturës,  Mirela Kumbaro dhe të deleguarin e PS-së në qark, ish-ministri Bledi Çuçi kanë zhvilluar më 4 prill një takim me Dhomën e Tregtisë së qarkut Gjirokastër. 

Lexo më shumë...
03 P

Ekonomi: Të forcojmë shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj Milva Ekonomi mori pjesë sot në Konferencën “Aspirata për një treg të përbashkët Shqipëri-Kosovë”

Lexo më shumë...
12 DH

Konferenca ndërkombëtare CEFTA, 10 vjet tregti e lirë, sfidat dhe perspektiva

Qëllimi i organizimit të kësaj konference është të diskutohen arritjet e deritanishme në tregtinë e lirë mes vendeve anëtare të CEFTA, sfidat e ardhshme në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, hapat që duhen ndërmarrë për lehtësimin e tregtisë dhe transportit, pritshmëritë në bashkëpunimin rajonal etj. 

Lexo më shumë...

Galeria

Partnerët tanë

Asistencë dhe Mbështetje për Lehtësimin e Tregtisë dhe Politikave Tregtare!

Kontaktet

  • "Bulevardi Dëshmorët e Kombit", Tiranë
  • 04 220 02 45
    04 244 80 21
  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Faqja zyrtare e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë u dizenjua me mbështetjen e projektit të USAID-it për Rritjen Ekonomike Rajonale (REG).

                                                     
     

Përditësohuni

Rreth Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë

Template Settings

Color

For each color, the params below will be given default values
Green Dark_Green Oranges Yellow

Body

Background Color
Text Color

Header

Background Color

Spotlight5

Background Color

Footer

Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family
Direction