Në datën 9 shkurt 2023 u zhvillua mbledhja e 14-të e Grupit Ndërinstitucional për Koordinimin e Politikës Tregtare dhe Lehtësimit të Tregtisë.

Takimi u hap nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, e cila falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen. Ajo theksoi se gjatë këtij viti do të ketë takime më të shpeshta ku pritet të diskutohen çështje të rëndësishme që i përkasin lehtësimit të tregtisë. Diskutimet e kësaj mbledhjeje, sipas axhendës, u fokusuan në propozimin e ministrisë përgjegjëse për bujqësinë lidhur me potencialin e një marrëveshje të tregtisë së lirë me Japoninë, marrë shkas nga rritja e eksporteve të peshkut në këtë vend. Nga diskutimet u evidentua interesi edhe për produkte të tjera si nga industria e fasonerisë, për vajin e ullirit, erëzat dhe bimët medicinale. Në vijim, përfaqësuesit e biznesit do të  japin sugjerimet e tyre nëse kanë për të shtuar produkte të tjera.

 

Sipas axhendës, në vijim të kësaj mbledhje anëtarët e KKLT diskutuan lidhur me kërkesat dhe standartet që eksportuesit duhet të kërkojnë nga vetja duke rritur cilësinë dhe duke plotësuar standartet dhe kushtet e kërkuara për eksportimin e produkteve të tyre. Nga të pranishmit u përmendën disa propozime si dhe u informuan lidhur me hapa konkrret që biznesi në bashkëpunim me strukturat shtetërore po ndërmerr për të lehtësuar eksportet.

 

Për më shumë informacion rreth mbledhjes klikoni më poshtë:

 

Contacts

  • "Bulevardi Dëshmorët e Kombit", Tirana, Albania
  • 04 220 02 45
    04 244 80 21
  • This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
The NFTC website was designed and maintained with the support from the USAID Regional Economic Growth (REG) project.

                                                     
     

Get updated!

Get updated about National Trade Facilitation Committee

Template Settings

Color

For each color, the params below will be given default values
Green Dark_Green Oranges Yellow

Body

Background Color
Text Color

Header

Background Color

Spotlight5

Background Color

Footer

Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family
Direction