Komiteti është një grup pune këshillues dhe koordinues i kryesuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, që ka si objektiv përmirësimin e procesit të politikës tregtare dhe lehtësimin e tregtisë, nëpërmjet dialogut mes përfaqësuesve të qeverisë, komunitetit të biznesit në Shqipëri dhe grupeve të tjerë të interesuara.

 

 

 

Objektivi kryesor i Komitetit është të veprojë si një forum për përmirësimin e procesit të politikave tregtare dhe zbatimit të tyre, lehtësimit të tregtisë, dhe përcaktimin e drejtimeve kryesore të lehtësimit të tregtisë. 

Komiteti është organizuar dhe funksionon bazuar në parimet e mëposhtme:

a)    Parimin e transparencës duke publikuar në faqen e internetit të Komitetit çdo vendim të Komitetit ose/dhe çdo rekomandim të  drejtuar Kryeministrit ose ministrave të veçantë.

b)    Parimin e parandalimit të konfliktit të interesit në çdo vendim të  Komitetit sipas dispozitave të Ligjit Nr. 9367 date 7 Prill 2005 “Mbi parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike”.

c)    Parimin e mbrojtjes së interesit publik dhe të drejtave të biznesit, duke nxitur përfshirjen dhe duke mundësuar dëgjimin e zërit të biznesit nga organet vendim-marrëse e ekzekutive në vend.

d)    Parimin e proporcionalitetit dhe mosdiskriminimit, duke trajtuar në mënyrë të barabartë interesit dhe kërkesat e ardhura nga komuniteti i biznesit. 

 

 

Kontaktet

  • "Bulevardi Dëshmorët e Kombit", Tiranë
  • 04 220 02 45
    04 244 80 21
  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Faqja zyrtare e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë u dizenjua me mbështetjen e projektit të USAID-it për Rritjen Ekonomike Rajonale (REG).

                                                     
     

Përditësohuni

Rreth Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë

Template Settings

Color

For each color, the params below will be given default values
Green Dark_Green Oranges Yellow

Body

Background Color
Text Color

Header

Background Color

Spotlight5

Background Color

Footer

Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family
Direction